Luftëtari afrim cilësor

- Bota Sot

Luftëtari afrim cilësor

Luftëtari vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Gjirokastritët kanë arritur të përforcojnë repartin e mbrojtjes me Rei Zaimin.

26-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e kësaj skuadre në sezonin e ri. Palët gjithashtu kanë firmosur edhe me mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për një vit tjetër.

"Akademia e Futbollit Luftëtari njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Rei Zaimi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm.

Zaimi, 26-vjeç, aktivizohet si mbrojtës qendror dhe vjen me një përvojë të rëndësishme në futbollin shqiptar, duke qenë më parë pjesë e ekipeve si Turbina, Apolonia, Elbasani dhe Pogradeci.

Kontrata është lidhur për një vit me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

AF Luftëtari i uron mirëseardhjen Rei Zaimit dhe shumë suksese me fanellën tonë”, shkruan klubi gjirokastrit.

Siç dihet Luftëtari në këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, me klubin që do të synojë të lërë gjurmë dhe të qëndrojë mes më të mirëve në këtë kampionat. Kategoria e Parë vlen të theksohet se do të startojë sezonin e ri më 23 gusht dhe gjirokastritët do të presin në shtëpi Korabin në ndeshjen hapëse të kampionatit", njofton klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot