Sancho ka akord me Juventusin

- Bota Sot

Sancho ka akord me Juventusin

Pavarësisht interesimit të Borussia Dortmund për rikthimin e Jadon Sancho, është Juventus që mban aktualisht “në dorë” kartonin e futbollistit anglez.

Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” ka arritur një marrëveshje me Manchester United për shifrën prej 15 milionë paundësh (rreth 17 milionë euro), dhe i vetmi detaj që mbetet për t’u sqaruar është bonusi që do t’i paguhet lojtarit dhe pjesa e kompensimit të largimit nga klubi anglez.

Sancho, që aktualisht përfiton rreth 12 milionë euro në vit nga United, ka pranuar ofertën e Juventusit për një kontratë katërvjeçare me 6 milionë euro në sezon, pra, përgjysmim të pagës. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm të mbulojnë të gjithë diferencën e pagës në formë dëmshpërblimi, ndaj palët po negociojnë për të gjetur një zgjidhje.

Pavarësisht progresit në negociata, Juventusi nuk ka ndërmend të mbyllë menjëherë transferimin. Klubi torinez synon që më parë të largojë dy lojtarë të konsideruar si tepricë: Timothy Ëeah dhe Nico Gonzalez. Largimi i tyre do të sjellë të ardhura të rëndësishme, përkatësisht 20 dhe 30 milionë euro, që jo vetëm do të lehtësojnë mbylljen e marrëveshjes me Manchester United për Sancho, por edhe do të ndihmojnë në një tjetër operacion të rëndësishëm: tratativat me Paris Saint-Germain për Kolo Muani.

Sancho duket gjithnjë e më pranë Serie A. Palët kanë një akord të gjerë, dhe nëse Juventus arrin të finalizojë largimet e planifikuara, pritet që operacioni të mbyllet brenda pak ditësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot