Kubi i Kategorisë së Parë del me njoftim zyrtar

- Bota Sot

Kubi i Kategorisë së Parë del me njoftim zyrtar

Lushnja është në shitje prej muajsh. Klubi ka njoftuar se të hënën, më 4 gusht klubi do të dalë për herë të tretë në shitje.

“Klubi i futbollit Lushnja 1930 njofton se ditën e hënë do të dalë zyrtarisht për herë të tretë në shitje 100% të aksioneve.

Ky hap vjen në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme financiare dhe sportive për klubin tonë historik, duke hapur rrugën për investitorë seriozë që ndajnë të njëjtin vision për zhvillimin e futbollit lushnjar.

Të interesuarit mund të paraqiten sipas procedurave ligjore për të marrë pjesë në procesin e blerjes së aksioneve. Lushnjë, datë 04.08.2025”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot