Shkendija e Tetovës ka festuar në mes të Bukureshtit dhe kualifikohet në rrethin e tretë të Champions League në futboll.
Suksesi i madh i kampionit aktual të Maqedonisë u përgëzua nga kreu i FFM-së, Masar Omeragiqi.
"Urime Shkendija për fitoren dhe kualifikimin në raundin e 3-të të Champions League.
Hap pas hapi, po dëshmojmë së bashku se në Maqedoni luhet futboll cilësor. Urime lojtarëve, stafit të trajnerëve, menaxhmentit dhe tifozëve të KF Shkendija”, ka uruar Omeragiqi.