Ylli i Barcelonës i del në mbështetje të Ter Stegenit

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës i del në mbështetje të Ter Stegenit

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka dalë në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës, Marc-Andre Ter Stegen, pavarësisht se sipas raporteve portieri është bërë persona non grata në ‘Camp Nou’. 

33-vjeçari, i cili kohët e fundit është përjashtuar nga aktiviteti për shkak të një operacioni në shpinë, është objekt i shumë debateve në Kataloni. 

Ter Stegen është shprehur i pakënaqur për përpjekjet e Barcelonës për ta larguar atë me nënshkrimin e Joan Garcias, ndërsa trajneri Hansi Flick i ka thënë se këtë sezon do të jetë zgjedhja e tretë për portën. 

Pas njoftimit se do të mungojë për tre muaj, u perceptua si një tentativë e qëllimshme për të ndaluar Barcelonën që të aktivizojë rregullin e emergjencës për dëmtimet dhe të përdorë pjesë të hapësirës së limitit të pagave për të regjistruar Garcian. 

Në vazhdimësi, është folur edhe për mundësinë që Ter Stegen të hiqet nga pozita e kapitenit. 

Pas fitores me rezultat 7-3 të Barcelonës ndaj Seoul në ndeshjen e tyre të dytë miqësore parasezonale, De Jong iu përgjigj mediave për këtë çështje. Holandezi shpjegoi se qëndron pranë gjermanit. 

“Për mua, Marc është kapiteni i ekipit, ashtu siç ishte sezonin e kaluar. Marc është një lojtar i klasit botëror dhe gjithmonë ka dhënë gjithçka për klubin, kështu që e mbështes shumë Marc, dhe nga sa di, edhe ekipi është në anën e tij”. 

Më tej, për reagimin e shokut të skuadrës ndaj lëvizjes së Barcelonës për të sjellë Garcian, De Jong tha për Mundo Deportivo se portieri i ri është një përforcim i mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot