Florin Prunea pas turpërimit nga Shkëndija: Jashtë

- Bota Sot

Florin Prunea pas turpërimit nga Shkëndija: Jashtë

Florin Prunea beson se presidenti i klubit Steaua, Gigi Becali, duhet që të heqë dorë nga shërbimet e Meme Stoicës, pas turpit që pësoi skuadra e tij në ndeshjet eliminatore Champions League.

Steaua është në kaos pas eliminimit nga Champions League në futboll.

"Më bie ndërmend deklarata e Memes, ajo me skuadrën e ligës së dytë.

Por e dini çfarë bëri trajneri i Shkendijës, ai e vendosi deklaratën e madhe me shkrim në teshatore.

Ia ngritën trajnerit te rrjeta. O njeri, ky futboll nuk të fal kur do që muskujt të të fryhen dhe nuk ke asnjë. Ia dhanë mbrëmë. E humbën ndeshjen, dëgjo çfarë po them. Becali e Meme Stoica janë fajtorët kryesorë.

Le të mos vijë më vonë të fryhet me pupla.

Tani, sigurisht, pas kësaj ndeshjeje e shkarkon Meme Stoicën. O njeri, nëse do të isha unë shefi... Jashtë, baba, mendimi im", deklaroi Florin Prunea, sipas “AMsport.ro”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot