Luis Diaz: Wirtz më rekomandoi Bayern-in, Bundesliga si Premier League!

- Bota Sot

Luis Diaz: Wirtz më rekomandoi Bayern-in, Bundesliga si Premier League!

Pushimet verore kanë qenë të shkurtra në Mynih pasi skuadra e Bayern prej dy ditësh është rikthyer në stërvitje. Në “Säbener Straße” tashmë stërvitet edhe një yll tjetër i futbollit, i cili është edhe blerja e tretë më e shtrenjtë e historisë së klubit.

Luis Diaz u prezantua ditën e djeshme ndërsa sot doli përballë gazetarëve ku tregoi se kishte shkuar në Mynih pasi kishte biseduar me Florian Wirtz. “

Kam biseduar me Florianin dhe më tha se Bundesliga është një kampionat ku luhet futboll me intensitet të lartë dhe se stadiumet janë gjithmonë plot. Ai më tha se jeta në Mynih ishte mjaft e bukur dhe se do të shijoja çdo çast këtu”, tha Diaz.

Luis Diaz është kthyer në lojtarin e tretë më të shtrenjtë të Bayern. Pas Kane (100 mln euro) dhe Lucas Hernández (85 mln euro) është pikërisht kolumbiani lojtari që i ka kushtuar më shumë skuadrës bavareze në merkato. “Nuk mund të flas shumë mbi këtë temë, por unë them se do të jap maksimumin në fushë.

Nuk mund të them as nëse vlej kaq shumë sa ka shpenzuar klubi për mua. Unë jam i lumtur që Bayern vendosi të më blinte. Unë e pëlqej këtë klub dhe dua që të ambientohem sa më shpejt”, tha Diaz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot