Skuadra ukrainase e Oleksandrias, u mposht me rezultatin 4:0 në duelin e kthimit nga Partizani i Beogradit, ku protagonist negativ u bë ish-mbrojtësi i Tiranë dhe Dinamos, Joselin Behiratçe.
Ai në minutën e 10-të u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 1 lojtar më pak për më shumë se 80 minuta.
Një vendim ky që u kontestua shumë nga skuadra mike, teksa mbetën të befasuar kur panë që gjyqtari përjashtoi me karton të kuq futbollistin 25-vjeçar në ndeshjen e zhvilluar në Beograd, duke ia bërë të thjeshtë fitoren serbëve.
Titullar në këtë përballje ishte edhe Tedi Cara, i cili nuk mundi të linte gjurmë, dukë u zëvendësuar në minutën e 56-të nga Zhota.