Kastriot Selmani prek me fjalët

- Bota Sot

Kastriot Selmani prek me fjalët

Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk.

Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur autori i golit, Kastriot Selmani.

“Mendoj se është goli më i bukur dhe më i veçanti në karrierë. Më kanë pritur shumë mirë tek Egnatia, presidenti, stafi. Më kanë dhënë ngrohtësinë. Jam shumë i lumtur, i falenderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë.

Shpresoj të vazhdoj kështu.  

Goli është për mamin tim të ndjerë dhe për niprit dhe mbesat e mia. Kemi ndeshje me Olimpian, do të bëjmë çmos të kalojmë raundin. Me pak fat, mund të na bjerë ndonjë short i lehtë dhe të futemi në grupe”, u shpreh sulmuesi Kastriot Selmani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot