Sesko, prioriteti i Man Utd për sulmin

- Bota Sot

Sesko, prioriteti i Man Utd për sulmin

Manchester United i ka bërë të qartë RB Leipzigut planin e tyre për të paraqitur një ofertë zyrtare për Benjamin Seskon.

Fabrizio Romano raporton se “Djajtë e Kuq” duan t’i tregojnë edhe vetë lojtarit se ai është prioriteti kryesor për repartin e sulmit këtë verë.

Šeško pritet të marrë një vendim në ditët në vijim, ndërkohë që përveç ofertës së United, ai ka edhe një propozim serioz nga Newcastle.

Sulmuesi slloven shihet si një nga talentet më premtuese në Evropë dhe ky duel mes klubeve angleze mund të përmbyllet shumë shpejt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot