Roma fitoi me shifrat 3:0 miqësoren që zhvilloi me ekipin tjetër të familjes Friedkin, Cannes.
Në stadiumin “Tre Fontane”, në sytë e gati 3 mijë tifozëve, skuadra e Gasperini-t ka fituar miqësoren e katërt këtë verë pas triumfit me Trastevere (14-0), Unipomezia (9-0) dhe Kaiserslautern (1-0).
Golat u shënuan nga El Shaaraëy (3′), Dovbyk (42′) dhe Ferguson (87’).
Edhe në këtë duel reparti i mbrojtjes tregoi ndryshime të forta krahasuar me sezonet e kaluara.
Gasperini reshtoi ekipin me tre mbrojtës si Celik, Ndicka dhe Hermoso.
Ndërsa Marash Kumbulla u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 57’.
Shytpi italian vlerësoi me notën 6 paraqitjen e shqiptarit, i cili për minutat që i dhuroi Gasperini zhvilloi një ndeshje solide.