Po shkruajnë historinë në Europë

- Bota Sot

Po shkruajnë historinë në Europë

Egnatia po vazhdon të shkruajë historinë në Europë. Rrogozhinasit mbrëmjen e djeshme mposhtën 1-0 Dinamo Minsk në “Egnatia Arena”.

Një fitore që i kualifikoi në fazën tjetër të Conference League, me kampionët që triumfuan me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Padiksutim që një sukses i tillë ka ngritur “peshë” zemrat e tifozëve.

Këto të fundit janë mjaft të entuziasmuar, teksa festojnë me fishekzjarre dhe kërcejnë nëpër rrugë.

Bori makinash dhe tifozë që gëzojnë, festa për ta është e gjitha legjitime.

 Ndërkohë kujtojmë se Egnatia në fazën e 3-të të Conference League do të sfidojë Olimpija Lublana.



Lexoni të gjitha në Bota Sot