Inter ofron 42 milionë euro

- Bota Sot

Inter ofron 42 milionë euro

Ademola Lukman dhe Interi janë kthyer në krye temën e kësaj vere në kampin e merkatos italiane.Mes dëshirës së klubit zikaltër për të përforcuar repartin ofensiv dhe qëndrimit kokëfortë të Atalantës për të mos hequr dorë lehtësisht nga një nga yjet e saj, tratativa është shndërruar në një “sagë” të vërtetë merkatoje.

Situata i ngjan shumë asaj të një viti më parë, kur Teun Kopmeiners u transferua te Juventusi pas javësh negociatash të gjata dhe tensioni mes klubeve.

Ashtu si atëherë, edhe këtë radhë familja Perkasi, drejtuesit e Atalantës, po tregojnë se dinë të negociojnë fort dhe nuk e lëshojnë kollaj çmimin, sidomos për lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

OFERTA- Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Interi ka bërë një ofertë konkrete, 42 milionë euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh. Bëhet fjalë për një propozim përfundimtar, i cili nuk do të përmirësohet nga klubi milanez. Në këtë pikë, topi është në fushën e Atalantës, që ka afat deri në fundjavë për të dhënë një përgjigje.

Burime pranë Interit e konsiderojnë këtë si një ultimatum të heshtur. Ofrimi është serioz, por nuk do të ketë hapësirë për negociata të tjera financiare. Nëse nuk vjen “po”-ja nga Bergamo brenda 48 orëve të ardhshme, Interi mund të ndryshojë objektiv.

ZËVENDËSUESIN– dërkohë, në selinë e Atalantës kanë nisur përgatitjet për çdo zhvillim të mundshëm. Në rast se Lukman largohet, drejtuesit bergamaskë kanë vendosur objektivin kryesor për zëvendësim. Bëhet fjalë për Emil Rou, mesfushorin ofensiv anglez që aktualisht luan për Marsejën.

Profili i tij shihet si ideal për të mbushur boshllëkun që do të linte largimi i nigerianit. Në skenë mbetet edhe një alternativë tjetër më e njohur, Federiko Kieza.

Megjithatë, transferimi i tij është më kompleks për shkak të pagës së lartë. Opsioni i huazimit me një pjesë të pagës të mbuluar nga Liverpuli (nëse anglezët përfshihen në marrëveshje) është një nga skenarët që mund të rikthejë në lojë këtë pistë.

ULTIMATUMI- Me presionin në rritje dhe afatin që po skadon, e ardhmja e Ademola Lukman pritet të marrë një kthesë vendimtare në ditët në vijim. Interi është i qartë në qëndrimin e tij, ose pranohet oferta aktuale, ose largohet nga gara. Nga ana tjetër, Atalanta e di se po mban në dorë një nga kartat më të rëndësishme të merkatos së verës.

Për tifozët zikaltër, kjo mbetet një çështje për të ndjekur me vëmendje. Do të jetë Lukman përforcimi i madh i Interit për repartin ofensiv apo do të detyrohen të kërkojnë diku tjetër? Përgjigjja, me shumë gjasë, do të vijë brenda 48 orëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot