Lajme të mira për Bayernin

- Bota Sot

Lajme të mira për Bayernin

Pas një mungese pesë mujore për shkak të dëmtimit në gju të pësuar në muajin mars gjatë Final Four të Concacaf Nations League, Alphonso Davies është rikthyer zyrtarisht në stërvitje me Bayern Munich.

Mbrojtësi kanadez kishte humbur sfidat e kësaj vere si me kombëtaren e Kanadasë, ashtu edhe me klubin bavarez, përfshirë edhe Gold Cup-in dhe Botërorin për Klube.

Përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale, klubi gjerman konfirmoi lajmin e mirë dhe vlerësoi shpejtësinë e jashtëzakonshme me të cilën Davies ka kaluar fazën e rehabilitimit. Aktualisht, lojtari është rikthyer në fushë, por po kryen vetëm ushtrime të lehta dhe pa top.

Në një video të publikuar nga vetë Bayern Munich, Davies është shprehur: “Ndjehem shumë mirë. Muajt e parë mund të ecja vetëm, tani mund të vrapoj, edhe pse ngadalë. Është një hap i madh përpara”.

Ai theksoi se do të vijojë me kujdes, duke i dhënë përparësi forcimit të muskujve para se të rikthehet në punën tekniko-taktike. “Më pëlqen të vrapoj shpejt, por e di që duhet të jem i duruar. Tani për tani, fokusi është të forcoj këmbën dhe të shoh reagimin e trupit pas çdo seance”, shtoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot