Bisseck refuzon ofertën angleze

- Bota Sot

Bisseck refuzon ofertën angleze

Ndërkohë që Interi është tërësisht i përqendruar te transferimi i Ademola Lookman, në pritje të përgjigjes ndaj ofertës së fundit prej 45 milionë eurosh drejtuar Atalantës, kanë mbërritur interesime edhe për lojtarë të tjerë të ekipit të Cristian Chivu.

Ndër ta spikat rasti i Yann Bisseck dhe përpjekja e dështuar e Crystal Palace për ta marrë për 32 milionë euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi jo vetëm e ka refuzuar ofertën, por edhe vetë mbrojtësi gjerman 24-vjeçar ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar në Premier League.

Në të njëjtën kohë, Interi ka bërë të ditur se do të marrë në konsideratë shitjen e tij vetëm nëse dikush ofron të paktën 40 milionë euro. Megjithatë, nga ambientet e klubit zikaltër nuk ka sinjale urgjence për të realizuar largimin e tij.

Kjo sepse Bisseck, gjatë dy viteve në Milano, ka treguar fleksibilitet të madh në mbrojtje, duke u përshtatur në qendër, në të djathtë apo në të majtë, sipas nevojave të trajnerit. Strategjia e Interit është e qartë: pa ndonjë largim, mbrojtja mbetet e paprekur.

Pra, ky repart mbetet i përbërë nga Bastoni, De Vrij, Acerbi, Bisseck, Pavard dhe Carlos Augusto. Ndërkohë, për Palacios nuk ka vend, ndaj pritet të huazohet në një klub tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot