Rumunët habiten me shqiptarët: Kështu vepruan!

- Bota Sot

Rumunët habiten me shqiptarët: Kështu vepruan!

Shkëndija e Tetovës feston kualifikimin në rrethin e tretë të Champions League dhe në anën tjetër vazhdon zhgënjimi i madh të Steaua e Bukureshtit!

Shkëndija e eliminoi Steaua-n duke e mundur në dy ndeshje, 1:0 në Shkup, dhe të mërkurën në Bukuresht me 2:1.

“Shkëndija organizoi një festë të vërtetë në Tetovë”, - shkruan mediumi rumun “Digisport”.

Pamje nga festa

“Shkëndija ka arritur të enjten në mbrëmje, më 31 korrik, në Tetovë, Maqedoninë e Veriut, dhe u prit nga një numër i madh tifozësh.

Për më tepër, kampioni i Maqedonisë së Veriut organizoi një festë me dhjetëra mijëra tifozë në Tetovë, dhe lojtarët dhe stafi u ngjitën në skenë.

Edhe pse ekipi i Steaua-s u mund në të dyja ndeshjet nga kampioni i Maqedonisë së Veriut, presidenti i këtij klubi, Gigi Becali, nuk u impresionua aspak nga Shkëndija, të cilën ai e quajti një "ekip i Divizionit C", të cilit FCSB duhej ti jepte "3, 4, 5 me 0", - shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot