Newcastle refuzon

- Bota Sot

Newcastle refuzon

Liverpool është padyshim protagonisti kryesor i merkatos së verës.

Pas një shpenzimi prej mbi 300 milionë eurosh për emra të njohur si Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong, klubi nga Anfield ka vënë tani në shënjestër sulmuesin suedez të Newcastle, Alexander Isak.

Sipas raportimeve të The Athletic, oferta e parë e Liverpoolit prej 100 milionë paundësh plus bonuse është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Neëcastle.

Pavarësisht kësaj, “The Reds” nuk heqin dorë nga objektivi i tyre, edhe pse repartin ofensiv e kanë të konsoliduar.

Isak, që ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar, aktualisht ndodhet në Spanjë duke u stërvitur me ish-klubin e tij Real Sociedad, ndërsa ka munguar në turneun që Neëcastle po zhvillon në Korenë e Jugut për shkak të një dëmtimi të pretenduar.

Sulmuesi 1.92 metra i gjatë ka grumbulluar 52 ndeshje dhe ka realizuar 16 gola me kombëtaren suedeze.

Ai nuk ka ndërmend të rinovojë me Neëcastle, që nga ana tjetër po tenton ta mbajë me një kontratë të re, rritje rroge dhe një klauzolë largimi që do të bëhet aktive verën e ardhshme. Klubi anglez kërkon plot 150 milionë paund për kartonin e tij.

Megjithatë, Isak duket i vendosur për të bërë hapin e madh tani. Liverpool mbetet në pole position dhe është gati të bëjë një ofertë të përmirësuar për ta bindur Newcastle dhe për të shtuar një tjetër yll në radhët e tij për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot