Ylli i Bayern Munich jep lajmin tragjik, djali i tij 6-vjeçar humb jetën pas një sëmundjeje të rëndë

- Bota Sot

Ylli i Bayern Munich jep lajmin tragjik, djali i tij 6-vjeçar humb jetën pas një sëmundjeje të rëndë

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka njoftuar lajmin tragjik se djali i tij 6-vjeçar ka humbur jetën pas një sëmundje të rëndë.

36-vjeçari gjerman zbuloi se djali i tij, Len, i lindur në nëntor 2018, humbi betejën me një sëmundje të rëndë në qershor.

Ulreich shkroi në Instagram: “Me trishtim të thellë dëshirojmë të njoftojmë sot se djali ynë Len ndërroi jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Vendimi për ta bërë këtë publike tani është tepër i vështirë, megjithatë, është një hap i rëndësishëm për ne si familje për të krijuar qartësi në mjedisin tonë dhe gjithashtu në sytë e publikut.

Së bashku me vajzën tonë, tani po përpiqemi të gjejmë rrugën tonë të kthimit në jetë hap pas hapi.

U kërkojmë publikut dhe përfaqësuesve të medias të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë privatësinë tonë. Ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet ose deklaratat e mëtejshme. Lisa dhe Sven.”

Len erdhi në jetë tre vjet pasi Ulreich u bashkua me Bayernin nga VfB Stuttgart.



Lexoni të gjitha në Bota Sot