Inspektime në lokale nate në Suharekë dhe disa qytete tjera

- Gazeta e Prizrenit

Inspektime në lokale nate në Suharekë dhe disa qytete tjera

Divizioni i Inspektimit i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka realizuar gjatë kësaj jave një seri kontrollesh në diskoteka dhe ambiente të frekuentuara nga shumë njerëz në disa nga qytetet kryesore të Kosovës.

Qëllimi kryesor ka qenë të sigurohet respektimi i standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

Pos Prishtinës, dhe disa qyteteve tjera, aksioni u shtri edhe në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas AME-së, këto aktivitete janë pjesë e një fushate të vazhdueshme për përmirësimin e sigurisë në vendet publike, me fokus të veçantë tek ambientet e natës dhe vendet ku frekuentimi është i lartë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit