Semedo zyrtarizohet te Fenerbahce

- Bota Sot

Semedo zyrtarizohet te Fenerbahce

Mbrojtësi portugez Nelson Semedo është lojtari më i ri i Fenerbahce.

Tridhjetë e një vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk të drejtuar nga Jose Mourinho, pasi i kishte përfunduar marrëveshja me Wolverhampton Wanderers në Premier League.

Ai më parë ka luajtur për skuadra të mëdha si Barcelona dhe Benfica.

Përveç Semedos, Fenerbahce ka zyrtarizuar edhe transferimin e përhershëm të mbrojtësit sllovak Milan Skriniar nga Paris Saint-Germain. Tridhjetë vjeçari, i cili ishte huazuar te skuadra nga Stambolli që nga janari, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do të përfitojë pagë vjetore prej 8 milionë eurosh.

Skriniar i ishte bashkuar PSG-së në vitin 2023 nga Inter dhe e ka ndihmuar Fenerbahce të përfundojë në vendin e dytë në kampionatin turk sezonin e kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot