Dëmtimet e kanë penalizuar

- Bota Sot

Dëmtimet e kanë penalizuar

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Leçe-s Medon Berisha së fundmi ka dhënë një intervistë për klubin italinë, duke treguar vështirësitë që hasi sezonin e kaluar dhe “urinë” për 2025-2026.

Duhet thënë se 21-vjeçari ka qenë i pafat në edicionin 2024-2025, aty ku problemet fizike kanë ndikuar negativisht në ruajtjen e vazhdimësisë:

“Përshtypjet e fazës përgatitore janë të mira, kemi punuar shumë në stërvitje. Jemi të gatshëm për sezonin e ri. Miqësoret ishin teste të mira, padyshim do na nevojiten për kampionatin. Kemi siguruar minuta përgatitjesh, ndërsa tani kemi ndeshje tjetër.

Trajneri Di Francesco na ka sjellë padyshim ide të reja mbi modulin që po aplikojmë, ai më kërkon që të sulmoj më shumë thellësinë dhe të hyj më shumë në zonë. Objektivi i sezonit? Padyshim do të jetë që të luaj më shumë ndeshje, të mos jem dëmtuar dhe të arrij sa më parë me klubin kuotën e mbijetesës në Serinë A”, u shpreh Medon Berisha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot