Një gjest i turpshëm dhe aspak i hijshëm ka ndodhur në ndeshjen mes Jagiellonia dhe Novi Pazar, takimi i vlefshëm për raundin e 2-të të Conference League.
Tifozët polak të Jagiellonia janë bërë “antagonist” të një skene aspak sportive.
Ata kanë shpalosur flamurin me hartën e Kosovës, ku në të gjendeshin simbolet e Serbisë.
Një gjest i pa justifikueshëm. Deri tani UEFA nuk ka marrë ndonjë masë ndëshkimore kundër ekipit polak.
Pritet me interes reagimi i Federatës Kosovare të Futbollit, nëse do të dalë me ndonjë reagim zyrtar, apo do e injorojë si çështje.