Lajm i keq për Milanin, Club Brugge merr këtë vendim për shqiptarin

- Bota Sot

Lajm i keq për Milanin, Club Brugge merr këtë vendim për shqiptarin

Mesfushori i Zvicrës, Ardon Jashari, është përfshirë në skuadrën e UEFA-s të paraqitur nga Club Brugge përpara raundi të treë kualifikues të Champions League.

Ky është një sinjal se klubi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga lojtari shqiptar, i cili po kërkohet me ngul nga Milan.

Të mërkurën e ardhshme, klubi belg do të luajë ndeshjen e parë jashtë fushe kundër Slazburgut (kthimi është planifikuar për të martën, 12 gusht në Belgjikë) dhe Jashari është gjithashtu në skuadrën e paraqitur në UEFA.

Mesfushori zviceran, i lindur në vitin 2002, është shprehur vazhdimisht para zyrtarëve të klubit se dëshiron transferimin në Milan, por për momentin, klubi belg po vazhdon të rezistojë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo dëshirë e lojtarit shqiptar do të realizohet para përfundimit të merkatos së verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot