Në merkaton e dimirt Arinaldo Rrapaj u transferuar nga Partizani te Kolos Kovalivka në Premier League-n e Ukrainës.
Këtë sezon të ri, 23-vjeçari e ka nisur me “këmbën e mbarë”.
Në ndeshjen debutuese të edicion 2025-2026, Rrapaj në takimin kundër Kryvbas kontriboi me dy asiste në fitoren 2-1 për të tijtë. Padiskutim lojtari i ndeshjes.
Klubi ukrainas i pagoi 550 mijë euro Partizanit për shërbimet e mesfushorit të lindur në Vlorë.
Duket se ia po jep “frytet”, madje duke u bërë edhe protagonist.
Rrapaj ka firmosur me m Kolos Kovalivka deri në verën e vitit 2028, ndërsa vlera në treg sipas “Transfermarkt” arrinë deri në 600 mijë euro. Me ngjyrat e Kombëtares sonë, futbollisti në fjalë ka bërë vetëm 1 prezantim.