Klasi i tij nuk njeh moshë

- Bota Sot

Klasi i tij nuk njeh moshë

Etrit Berisha do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit suedez, BK Hacken. P

ortieri i Kombëtares shqiptare shihet nga ekipi aktual si një pikë kyçe për ekipin, marrë shkas edhe performancat e fundit.

Kontrata e tij përfundonte më 31 dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, klubi suedez dhe portieri 36-vjeçar kanë rënë dakord për rinovimin. Berisha do të jetë pjesë e ekipit suedez deri në vitin 2027.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme shqiptari ishte protagonist në duelin e fazës së dytë të Europa League përballë Anderlecht. Berisha priti penallti dhe shënoi një tjetër, për të kualifikuar të tijët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot