Kush është Christian Comotto? Talenti që po ngjason me Tonalin

- Bota Sot

Kush është Christian Comotto? Talenti që po ngjason me Tonalin

Akademia e Milanit ka në gjirin e saj një prej talenteve më premtues të brezit të ri: Christian Comotto, mesfushori 16-vjeçar, po lë gjurmë me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Djali i ish-mbrojtësit Gianluca Comotto po spikat si lider në ekipin Primavera, ku ka regjistruar 35 ndeshje, 4 gola dhe 3 asiste në sezonin aktual.

Christian ka kaluar më parë nga akademitë e Perugias, Interit dhe Fiorentinës, duke ndërtuar një bazë solide për zhvillimin e tij si lojtar modern.

Aftësitë teknike, vizioni në ndërtimin e lojës dhe fuqia fizike e dallojnë, ndërsa penalltia me “panenka” kundër Perth Glory në një ndeshje miqësore në Australi dëshmoi edhe pjekurinë dhe guximin e tij në fushë.

I krahasuar nga specialistët me mesfushorë si Sandro Tonali apo Davide Frattesi, Comotto shihet si një element i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot