Bayern Munih pagoi mbi 70 milionë euro për të siguruar Luis Diaz, anësorin kolumbian nga Liverpool-i, i cili luajti një rol kyç në fitimin e pesë trofeve dhe u vendos si një nga më të mirët në pozicionin e tij në Premier League.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta si në Mynih ashtu edhe në Angli; bavarezët po mbështeten në ndikimin e tij të menjëhershëm, duke pasur parasysh shumat e përfshira, ndërsa Reds po humbasin një lojtar kyç.
Por jo të gjithë janë të bindur për meritat e marrëveshjes. Legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus, shprehu dyshime për çmimin e paguar. Në rubrikën e tij në Sky Sport, ai komentoi:
“Díaz ka cilësi; ai e ka provuar këtë në Premier League. Por nëse shpenzon 75 milionë euro për një lojtar, ai duhet të jetë një titullar i rregullt”.
Ai shtoi: “Ai është 28 vjeç. Pse të mos përqendrohemi te një lojtar më i ri, si Nick Woltemade i Stuttgartit, i cili është vetëm 23 vjeç dhe donte të bashkohej me Bayernin?”.
Pavarësisht kritikave, Matthaus pranoi nevojën urgjente të Bayern-it për të forcuar krahun e majtë dhe përfundoi me një ironi:
“Nëse kanë të njëjtin fat me Díaz siç patën me Kompany-n, atëherë mund të buzëqeshin”.
Shkurt, tifozët ëndërrojnë për treshen e re Olise-Kane-Díaz, por disa nuk duket se janë aq entuziastë.