Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

- Bota Sot

Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

Pasi transferoi Luis Diaz për 75 milionë euro, Bayern Munich ka filluar lëvizjet për të bërë një tjetër goditje të madhe në këtë merkato.

Objektivi i radhës i klubit bavarez është mesfushori i Atletico Madrid, Pablo Barrios.

Vincent Kompany e sheh 22-vjeçarin e Atletico Madridit si lojtarin e duhur për të përforcuar mesfushën.

Edhe pse mesfushori i ri ka një kontratë deri në vitin 2030 me “Colchoneros” dhe një klauzolë lirimi të paarritshme, 500 milionë euro, klubi bavarez është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Propozimi nuk është zyrtarizuar ende, por burime në Gjermani pohojnë se kontaktet mes palëve kanë filluar tashmë.

Bayern nuk dëshiron të presë shumë gjatë dhe e sheh Barrios si një aset ideal për të forcuar mesfushën me synimin për të fituar Bundesligën dhe Champions League në sezonin e ri.

Po sipas burimeve në fjalë, lojtari edhe pse ndihet i rëndësishëm tek Atletico Madrid, nuk e përjashton mundësinë për nisur një fazë të re në karrierën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot