E dhimbshme: Vetëm pak ditë pas dasmës, ndërron jetë djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenunit

- Bota Sot

E dhimbshme: Vetëm pak ditë pas dasmës, ndërron jetë djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenunit

Ka vdekur në moshën 30-vjeçare mërgimtari me prejardhje nga Krusha e Madhe, Almir Zenuni, djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenuni.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Krushës së Madhe, derisa thuhet se 30-vjeçari vdiq nga një sëmundje që ia mori jetën për dy javë.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte martuar të dielën me mbesën e dëshmorit, Nesim Elshani nga Nagavci, derisa ditë më pas humbi betejën me jetën.

Almir Zenuni varroset sot në ora 12:00. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot