Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij janë sulmuar të premten nga një burrë në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Burime të sigurta të gazetares Endrita Bajrami, bëjnë me dije se familja Hoxha ishte duke u larguar me veturë nga një ngjarje ku kishin marrë pjesë, kur i dyshuari nisi fillimisht t’i sulmonte verbalisht.
Thirrur në burimet e gazetares Bajrami, i dyshuari fillimisht ka sulmuar bashkëshorten e deputetit Hoxha, e më pas edhe vetë atë dhe vajzën e tij të mitur.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me viktimat një mashkull dhe dy femra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.