Mirlind Daku e ka nisur mbarë këtë sezon me fanellën e Rubin Kazan, duke qenë protagonist absolut i fazës sulmuese të ekipit të tij.
Kjo, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Rusisë, ku sot ekipi i tij luajti ndeshjen e parë në fazën në grupe.
Rubin Kazan u përballe me Orenburg dhe Daku la shenjë që në pjesën e parë të duelit.
Ishte pikërisht një penallti e Dakut në minutën e 29-të, ajo e cila i dha avantazhin ekipit të sulmuesit shqiptar i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.
Ky ishte goli i dytë sezonal për Dakun, i cili kishte shënuar pak ditë më parë edhe në kampionat përballë skuadrës së Zenit Shën Petersburgut.