Teuta pret një mbrojtës

- Bota Sot

Teuta pret një mbrojtës

Teuta ka bërë disa goditje në këtë merkato. Reparti i mbrojtjes ka qenë problematik.Tani pritet që brenda 72 orësh të prezantohet në afrim i ri, duke bërë që dhe vija defensive të mos jetë më një problem, duke shtuar këtu dhe Dokën, Qaqin, Jazxhiun, Kotobellin, Gjinollarin e Përgjonin. Trajneri tani i ka mundësitë e zgjedhjes me bollëk. Në këtë mënyrë merkato e skuadrës së Teutës, mund të fokusohet në role të tjera.

Pasditen e djeshme Teuta ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për ditën e premte. Stërvitja e dytë e ditës, më shumë ka pasur si qëllim lojën me top, ndërsa trajneri Dobi është fokusuar edhe te taktika. Grupi ka qenë thuajse i plotë, ku s’ka pasur mungesa.

Prej 4 ditësh, skuadra bregdetare po vazhdon fazën përgatitore në Poloni. Në prolog të stërvitjes, trajneri u foli futbollistëve për programin stërvitor.

Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim, mund të arrijë gjëra të mëdha në këtë fushatë. Përgjatë dy-tri ditëve, skuadra është “shtrydhur” nga një punë me intensitet të lartë. Numri një pankinës durrsake është shumë kërkues, së pari ndaj vetes dhe më pas lojtarëve, duke reflektuar seriozitet dhe impenjim maksimal në seancat stërvitore.

tani skuadra ka punuar në disa drejtime, duke i kushtuar rëndësi të veçantë sezonit të ri. Edhe në radhët e lojtarëve mbizotëron një atmosferë pozitive, ku të gjithë besojnë se në kampionat do të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe do të sigurojnë ato suksese, që ka kohë që i mungojnë Teutës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot