Dani Olmo: Eliminimi i hidhur ndaj Interit në Champions të na shërbejë si mësim

- Bota Sot

Dani Olmo: Eliminimi i hidhur ndaj Interit në Champions të na shërbejë si mësim

Pas një sezoni të parë pozitiv, por të ndikuar nga dëmtimet, Dani Olmo po përgatitet me entuziazëm për vitin e tij të dytë me fanellën e Barcelonës.

Fantazisti po stërvitet me grupin e plotë, një gjë e rrallë për fazën përgatitore, zakonisht e ndikuar nga grumbullimet me kombëtaret.

Në një intervistë për “Sport”, Olmo rikujton sezonin inaugurues me katalanasit dhe shikon përpara, duke pranuar se objektivi i qartë është Liga e Kampionëve, i vetmi trofe që mungon (pas sezonit të kaluar triumfues):

“Champions League mbetet një ëndërr, kjo është e sigurt. Sezonin e kaluar mund të kishim arritur në finale, por na munguan disa detaje të vogla. Tani kemi një tjetër mundësi”.

Për eliminimin e diskutueshëm në Milano, kundër Interit, Olmo nuk kërkon justifikime:

“Po të kishim shënuar një gol më shumë, nuk do të flisnim sot për këtë. Ka gjëra që duhen përmirësuar, edhe ajo ndeshje duhet të na shërbejë si mësim”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot