Egnatia po jeton ditët më të lavdishme

- Bota Sot

Egnatia po jeton ditët më të lavdishme

Egnatia e Rrogozhinës po jeton ditët më të lavdishme në historinë e saj.

Klubi që vetëm disa vite më parë bënte përpjekjet për të ngjitur shkallët e futbollit shqiptar, sot është në turin e tretë të Conference League, duke kaluar për herë të parë dy raunde europiane.Kualifikimi ndaj Dinamo Minskut nuk ishte thjesht një sukses teknik, por një provë karakteri, vendosmërie dhe pjekurie për një skuadër që nuk ndalet më në ëndërrimin e saj.

Në fitoren ndaj bjellorusëve u pa qartë një skuadër me bosht të qartë, me ide të pastra loje dhe me përqendrim maksimal në momente kyçe.

Në ndeshjen e kthimit, Egnatia mbrojti me mençuri avantazhin minimal dhe arriti të menaxhojë presionin, duke treguar se suksesi i turit të parë nuk ishte rastësi. Loja pragmatiste e Tetovës, forca e grupit dhe ekuilibri mes reparteve janë bërë identiteti i kësaj skuadre, e cila nuk ka emra të mëdhenj, por funksionon si një mekanizëm i mirëvajtur..



Lexoni të gjitha në Bota Sot