Media rumune: Steaua dështoi në Champions, të enjten takohet me Dritën

- Bota Sot

Media rumune: Steaua dështoi në Champions, të enjten takohet me Dritën

Ndeshja mes Steaua-s dhe Dritës së Gjilanit do të luhet të enjten e javës së ardhshme në kuadër të rrethit të tretë të Europa League.
Media rumune “Sport” sot ka paralajmëruar ndeshjen e të enjtes që luhet në orën 20.30 në stadiumin në Bukuresht.

“FCSB u eliminua në rrethin e dytë të Champions League nga Shkendija, e cila e mposhti kampionin rumun si në shtëpi (1:0) po ashtu edhe jashtë fushe, në Bukuresht, në Arenën Kombëtare (1:2).

FCSB dështoi dhe në rrethin e tretë të Europa League do të përballet me Dritën, kampionen e Kosovës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Bukuresht, në Arenën Kombëtare, të enjten në mbrëmje në orën 20:30”, shkruan media rumune.



Lexoni të gjitha në Bota Sot