Luajnë kundër shqiptarëve! Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun

- Bota Sot

Luajnë kundër shqiptarëve! Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun

Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, Ervin Bulku, me padurim e pret përballjen mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamo Cityt nga Tirana.
Ndeshja e parë e rrethit të tretë të kualifikueseve të Conference League do të luhet në Split në orën 21.00.  

“Veshi fanellën e Hajdukut rreth pesëmbëdhjetë vite më parë dhe ka qenë ndihmëstrajner në ekipin kombëtar të Shqipërisë për shumë vite. 

Ai thotë se zemra e tij është me Hajdukun..”, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”.

“Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Evropë...”, thotë Bulku në intervistën për mediumin kroat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot