Sfidon Realin

- Bota Sot

Sfidon Realin

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, foli për gazetën spanjolle Diario AS , duke sulmuar menjëherë Real Madridin përpara fillimit të afërt të sezonit të ri.“A është Real Madridi i shqetësuar?

Sigurisht që po,” tha ai, duke shtuar: “Ne kemi fituar katër nga katër El Clasico, dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Është logjike që ata janë të shqetësuar. Në fund të fundit, ne ishim spektakolarë sezonin e kaluar, dhe ata nuk fituan asgjë.”

Për herë të parë që nga viti 2021, Real Madridi e mbylli sezonin e kaluar pa fituar një trofe të madh, prandaj lojtarë të nivelit të lartë si Aleksandër-Arnold, Huijsen, Karreras dhe Mastantuono mbërritën në treg.

“Ata janë bërë më të fortë këtë vit, me disa lojtarë vërtet të mirë, për të qenë i sinqertë”, tha Gavi. “Por do të shohim se çfarë do të bëjnë sezonin e ardhshëm. Ata kanë një ekip fantastik, por ne thjesht duhet të jemi vetvetja.”

Gavi më pas komentoi edhe për tregun e transferimeve të kryer nga klubi Blaugrana: “Jam i bindur se Garsia dhe Rashford do të japin një kontribut të madh. Bardghji gjithashtu po luan shumë mirë. Shpresoj që ata të japin gjithçka për të fituar të gjitha titujt. Jam i lumtur me ardhjen e Markus sepse ai është një lojtar mbresëlënës.”

Së fundmi, një koment përfundimtar për numrin “e ri” 10, Lamine Jamal: “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai po përmirësohet çdo ditë. Është i jashtëzakonshëm në stërvitje. Ai duhet të vazhdojë kështu, me këtë mentalitet, dhe jam i sigurt se nëse nuk e fiton Topin e Artë këtë vit, do të fitojë shumë në të ardhmen”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot