Berisha mbetet në Suedi

- Bota Sot

Berisha mbetet në Suedi

I arti i portës shqiptare, Etrit Berisha po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij në Suedi.

Transferimi te FC Hacken, në muajin prill të këtij viti, rezultoi lëvizja e duhur për portierin shqiptar, i cili është shndërruar në një figurë kyçe për ekipin, edhe me gola të shënuar.

Berisha ishte protagonist absolut në suksesin e Hacken në turin e dytë të Europa League, ku skuadra suedeze eliminoi Anderlechtin pas një serie dramatike penalltish.

Ish portieri i Kombëtares shkëlqeu duke pritur një penallti dhe duke shënuar një tjetër, për të udhëhequr skuadrën drejt kualifikimit.

Forma e tij mbresëlënëse nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit. Hacken ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Berishën, duke e lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027. Një shpërblim i merituar për paraqitjet e tij në portë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot