Milner merr numrin 20

- Bota Sot

Milner merr numrin 20

Mesfushori anglez, James Milner ka vendosur të ndryshoj numrin në fanellë te Brightoni.

Milner, ndryshoi numrin në fanellën e tij nga numri 6 në numrin 20.

Dhe arsyeja e kësaj është prekëse, pasi anglezi vendosi të marr këtë numër, për ta nderuar ish-bashkëlojtarin e tij të ndjerë te Liverpooli, Diogo Jota.

Dyshja, kishin luajtur së bashku nga viti 2020 deri në vitin 2023, kur Milner vendosi t’i bashkohej Brightonit.

Jota, kujtojmë se u nda nga jeta së bashku me vëllanë e tij Andre, pas një aksidenti tragjik në Spanjë, më 3 korrik të këtij viti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot