Rikthim i bujshëm te Milani

- Bota Sot

Rikthim i bujshëm te Milani

Adriano Galiani mund të rikthehet te Milani, por jo si drejtor ekzekutiv. 

Ditët e fundit ai është takuar me Xherri Kardinalen, pronarin e klubit kuqezi përmes fondit RedBird dhe mund të marrë rolin e super-konsulentit për klubin milanez.

Galiani, në thelb, nuk do të kthehej në detyrat që lidhen ngushtë me fushën sportive ku Milani tashmë ia ka besuar drejtorit sportiv Igli Tare, i cili raporton te CEO Xhiorxhio Furlani, por në vend të kësaj do të ishte përgjegjës për përfaqësimin, duke përfshirë detyrat operative, në mjediset institucionale.

Ai do të kthehej kështu për të përfaqësuar Milanin në Lega Serie A, ku për vite me radhë ai ka qenë një vendimmarrës kyç, me shumë mundësi edhe për çështjen e stadiumit (një çështje me të cilën Paolo Skaroni është marrë gjithmonë), me të ardhmen e San Siro në qendër të lajmeve milaneze në ditët e fundit, si dhe në marrëdhëniet me median.



Lexoni të gjitha në Bota Sot