E ardhmja e Sancho e paqartë

- Bota Sot

E ardhmja e Sancho e paqartë

Jadon Sancho e kaloi sezonin e fundit në huazim te Chelsea, por teksa merkatoja po hyn në fazën vendimtare, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Anësori anglez, i cili nuk është më pjesë e planeve të Manchester United, e ka ditur gjatë gjithë verës se Borussia Dortmund mbetet një opsion i sigurt në rast se nuk realizohet ndonjë transferim tjetër. Klubi gjerman ka lënë të kuptohet se dera për një rikthim të mundshëm është ende e hapur.

Megjithatë, që nga qershori, Sancho ka qenë në bisedime me Juventus dhe besohet se ideja për të luajtur në Serie A e tërheq. Gjithsesi, për të konkretizuar marrëveshjen, Juventus duhet më parë ta sqarojë të ardhmen e Nico Gonzalez. 

Edhe Napoli dhe Milan kanë treguar interes, por Juventus ka qenë më këmbëngulës në këtë garë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot