Mesfushori kuqezi i “papërmbajtshëm” në Poloni, jep spektakël dhe asist

- Bota Sot

Mesfushori kuqezi i “papërmbajtshëm” në Poloni, jep spektakël dhe asist

Është duke u luajtur java e 3-të e Ekstraklasa në Poloni mes Widzew Lodz dhe GKS Katowice.

Deri në këtë momente është duke u luajtur pjesa e parë, ndërsa rezultati përkon 1-0. Goli mban “firmën” e Bergier.

“Regjsori” ishte i “zakonshmi” Julian Shehu.

Mesfushori shqiptar dha asistin në minutën e 18’.

Në këtë sezon të ri, 26-vjeçari ka kontribuar deri tani me 1 gol dhe 1 asist në 3 ndeshje, paraqitje mbreslënëse.

Vitin aktual ka fitur edhe “simpatinë” e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, teksa është aktivizuar në 3 ndeshje. Nga 650 mijë euro që vlente kartoni i Shehut në prill, tani ka shkuar në 1.20 milionë euro, rritje e konsiderueshme..



Lexoni të gjitha në Bota Sot