Shqiptari bëhet me kroatët kundër ekipit shqiptar! Reagon Dinamo: E turpshme

- Bota Sot

Shqiptari bëhet me kroatët kundër ekipit shqiptar! Reagon Dinamo: E turpshme

Një deklaratë e zëvendëstrajnerit të Kombëtares, Ervin Bulku, në mediat kroate, duke shprehur mbështetjen për Hajdukun e Splitit në duelin ndaj Dinamos, ka sjellë zemërim te tifozët e klubit blu dhe jo vetëm.

Pasi ish-mesfushori i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Hajdukun lëshoi një deklaratë të tillë, mbështetësit e klubit kryeqytetas nuk kanë reshtur kritikat ndaj tij, e së fundmi, me një reagim zyrtar ka dalë edhe vetë klubi blu, duke i kërkuar shpjegime për atë që e cilëson si një situatë të turpshme.

“Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku.

Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City”, reagon Dinamo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot