Tjetër goditje e Skënderbeut

- Bota Sot

Tjetër goditje e Skënderbeut

Klubi i Skënderbeut vazhdon përforcimet gjatë merkatos së verës, duke planifikuar edicionin e ri në Kategorinë e Parë.

Korçarët kanë bërë disa lëvizje gjatë kësaj vere, duke menduar sidomos për të rindërtuar repartin e avancuar.

Pas afrimit të Kiqinës, Skënderbeu ka siguruar një tjetër lojtar për repartin e avancuar, duke firmosur me 24-vjeçarin Renato Gjini.

Ky i fundit vjen nga futbolli grek, ku ka luajtur në kategoritë e ulëta me skuadrat e Irodotos, AO Giuktas, Agios Nikolaus e së fundmi me PO Atsaleniu.

Ai vjen si futbollist i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me klubin grek, e tashmë do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen në futbollin shqiptar me fanellën e korçarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot