Partizani triumfon në miqësoren me Kukësin

- Bota Sot

Partizani triumfon në miqësoren me Kukësin

Partizani ka mbyllur me një fitore minimale ndeshjen miqësore të luajtur sot ndaj Kukësit, ku trajneri i përkohshëm, Fation Muhameti, i ka dhënë minuta thuajse të gjithë lojtarëve në dispozicion te të kuqtë.

Edhe pse skuadra kryeqytetase e nisi ndeshjen me emrat kryesorë në rreshtimin e saj, ishte Kukësi që diktoi ritmin në pjesën e parë, duke iu afruar disa herë golit pas gabimeve në prapavijën e të kuqve.

Situatat ndryshuan në pjesën e dytë, ku të dy ekipet bënë lëvizje nga stoli dhe alternativat e të kuqve kishin një marsh më shumë.

Kështu erdhi edhe goli pas kombinimit të Himallarit me Gudjufin, me këtë të fundit që nuk gaboi në gjuajtjen drejt portës duke shënuar atë që ishte goli i vetëm i takimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot