Chelsea po mendon të bëjë një goditje dyshe në afatin kalimtar.
“Blutë” po punojnë për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Xavi Aimons dhe Alejandro Garnacho. Xavi Simons, i cili aktualisht luan për RB Leipzig, e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë. Lojtari holandez po kërkon një sfidë të re dhe është i etur për projektin e Chelsea-s. Leipzig e ka vlerësuar largimin e tij në rreth 60 milionë paundë, një shifër e lartë, por klubi londinez është i gatshëm të negociojë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Simons është një lojtar i ri, i talentuar dhe shumë i gjithanshëm. Ai mund të luajë si mesfushor sulmues dhe në krahun e majtë, dhe profili i tij përshtatet me stilin sulmues që Enzo Maresca synon të zbatojë. Për më tepër, lojtari tashmë ka pasur kontakte me rrethinat e klubit dhe thuhet se është i bindur të bëjë këtë lëvizje.
Ndërkohë, anësori argjentinas i Manchester United, Alejandro Garnacho, është një nga talentet më të mëdha në futbollin e Amerikës së Jugut dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Vlera e tij aktuale është rreth 60 milionë paund, dhe megjithëse negociatat nuk kanë avancuar ende, emri i tij është ndër prioritetet e klubit londinez.
Qëllimi i Chelsea-s është i qartë: të forcojë ekipin me lojtarë të rinj premtues që mund të bëjnë diferencën menjëherë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, klubi londinez mund të mbyllë të dy marrëveshjet javën që vjen.