Real Madrid vazhdon të punojë në heshtje për të ardhmen. Emri për të cilin po flitet më fort në zyrat e “Los Blancos” është Ibrahima Konate, aktualisht lojtar i Liverpoolit.
Qendërmbrojtësi francez 26-vjeçar pëlqehet nga drejtuesit e klubit dhe gjithashtu nga Xabi Alonso, i cili beson se profili i tij do të përshtatej në mënyrë të përkryer në formacionin e ekipit.
Konate ka një kontratë me Liverpool-in deri në qershor 2026, por kjo nuk po e ndal skuadrën madrilene.
Në fakt, Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e tij, pasi duke filluar nga janari, lojtari do të ketë liri të plotë për të negociuar me klube të tjera dhe për t’u angazhuar për sezonin e ardhshëm pa pasur nevojë që bardhezinjtë të paguajnë asnjë euro për transferimin e tij. Duke marrë parasysh që mbrojtësi vlerësohet në 60 milionë euro sipas Transfermarkt, ky do të ishte padyshim një transferim i shkëlqyer.
Madje, “Defensa Central” raporton se Real Madrid do tentojë transferimin e Ibrahima Konate që në merkaton e janarit. Liverpool mund të kërkojë një shumë të vogël, duke ditur që lojtari do largohet falas pas disa muajsh. Real Madrid e kërkoi që këtë verë qendërmbrojtësin francez, por Liverpool kërkoi mbi 40 milionë euro për ta lënë të lirë.