Xherdan Shaqiri feston me shokë

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri feston me shokë

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Baseli, shijon fitoren e parë në edicionin e ri.

Baseli si vendas e mposhtii me rezultat 2:1 Grasshoppersin. 

Futbollisti Otele është trim i ndeshjes me dy gola të shënuar (45’ e 75) për fitoren e Baselit.

Ndeshje e mirë mes skuadrave por vendasit nuk lejuan befasi, duke shënuar fitoren e parë në edicionin ri të Kampionatit të Zvicrës.

Paskotsi në minutën e 69-të realizoi për Grasshoppersin.

Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti u paraqitën nga minuta e parë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e e 76-të.

Pas javës së dytë. Baseli zë vendin e shtatë me 3 pikë dhe Grasshoppers mban pozitën e 11-të me 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot