Broja kryen testet mjekësore para transferimit

- Bota Sot

Broja kryen testet mjekësore para transferimit

Armando Broja po pret që t’i bashkohet sa më parë klubit ku do të vazhdojë karrierën e tij pas largimit nga Çelsi.

Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të luajë në Premier Ligë, këtë radhë me fanellën e Bërnlit që ka vendosur të blejë kartonin e tij.

Mediat angleze bëjnë të ditur se marrëveshja e arritur mes palëve është për një vlerë rreth 20 milionë euro, ndërsa ka edhe klauzola të veçanta.

Palët janë dakord për transferimin, ndërsa mbeteshin për t’u kryer vetëm testet mjekësore të sulmuesit si dhe nënshkrimi i akordit përfundimtar të tij me klubin e ri.

Sipas gazetarit të njohur Fabricio Romano, Broja ka kaluar gjatë pasdites së sotme pjesën kryesore të testeve mjekësore të detyrueshme, pa kaluar 24 orë nga akordi parimor mes Çelsit dhe Bërnlit.

Tani ai pret të finalizojë edhe pjesën e mbetur si dhe firmat në kontratë, për ta cilësuar vetën zyrtarisht pjesë të kësaj skuadre dhe për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Skot Parker. Vonesat kanë lindur nga fakti se Bërnli sot ka luajtur gjatë pasdites një ndeshje miqësore ndaj Stouk.



Lexoni të gjitha në Bota Sot