Sezoni i ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë fillon të premten, më 8 gusht, me dy ndeshje të mëdha.
Në Tetovë, Shkëndija dhe Shkupi 1927 do të përballen në një nga ndeshjet derbi nga raundi hapës i Ligës së Parë të Futbollit në orën 17:00.
Vetëm pak orë më vonë, në Shkup, Vardari dhe Pelisteri, do të takohen në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.
Fillimi I lojës është planifikuar për në orën 20:00.
E premte, 8 gusht
Shkëndija – Shkupi 1927 | 17:00 | Stadiumi i Qytetit, Tetovë
Vardar – Pelister | 20:00 | Arena Kombëtare “Todor Proeski”, Shkup
E shtunë, 9 gusht
Bashkimi 1947 – Arsimi 1973 | 17:30 | Stadiumi Bashkimi, Kumanovë
Struga Trim Lum – Makedonija GP 1932 | 17:30 | Stadiumi Karaorman, Strugë
E diel, 10 gusht
Tikves 1930 – Rabotniçki | 17:30 | Stadiumi i Qytetit, Kavadar
E hënë, 11 gusht
Sileks – AP Brera Strumica | 17:30 | Stadiumi Sileks, Kratovë